Një aksident i rëndë rrugor tronditi pasditen e djeshme Peshkopinë, pasi një 27-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi një efektiv policie, teksa ai ishte në shërbim.
Alban Shoti ishte në gjendje të dehur ku përplasi makinën e tij me një biznes berberhane, e po ashtu mori para efektivin Veli Gjurra, i cili ishte duke punuar për mbarëvajtjen e trafikut për shkak të një mitingu që po organizonte Sali Berisha.
Nga lëndimet e marra, efektivi është dërguar te spitali i Traumës në kryeqytet dhe ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet me dije se Gjurra ka marrë dëmtime në kokë. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas aksidentit.