Elbasan, 6 Maj 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. M., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu, është referuar material në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. B., 24 vjeç, i cili akuzohet për prishje të qetësisë publike dhe mosbindje ndaj punonjësit të Policisë, pasi ka bërtitur në rrugë dhe ka refuzuar të shoqërohet në Komisariat.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.