Vrasje në Has, dyshohet për motive pronësie, arrestohet autori

0

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar sot në Has, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e një konflikti për motive pronësie. Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me armë zjarri pas një debati që dyshohet të ketë lidhje me mosmarrëveshje të vjetra për tokën.

Policia ka reaguar menjëherë pas sinjalizimit, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj vrasjeje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme në orët në vazhdim.