Dhuna ndaj djalit të Luçiano Boçit, reagon Policia e Elbasanit: Konflikt i çastit për motive të dobëta

0

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj djalit të Luçiano Boçit gjatë mitiingut të Partisë Demokratike në këtë qytet. Në njoftimin e Policisë thuhet se plagosja e 19-vjeçarit ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në përfundim të aktivitetit politik të subjektit “Partia Demokratike”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet disa pjesëmarrësve në këtë aktivitet, është dëmtuar lehtë shtetasi P. B., 19 vjeç”.
Policia bën të ditur se po punohet për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.