Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin Shqipëtar.
Kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezent pothuasje në të gjithë territorin. Orët e mesditës do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira ku në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë rrebeshi.
Parashikohet që gjatë pasdites të ketë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithe vendin sërish më të dukshme shirat priten në Veri të territorit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në vlerat minimale por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë celcius vlera minimale e shënuar në Zonat Verilindore deri në 26 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë mesatare paradite POR forcohet gjatë pasdites; me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim 4 ballë.