Shembja në HEC-in e Holtës, humbin jetën dy të rinjtë

0

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Holte të bashkisë Gramsh, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim, duke shkaktuar vdekjen e dy punëtorëve.

Ngjarja ndodhi gjatë punimeve në një kantier ndërtimi, ku dyshohet se masivi i dheut ka rrëshkitur aksidentalisht dhe ka zënë poshtë një automjet pune, në të cilin ndodheshin dy persona. Për pasojë, kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin në fjalë.