Aksident në Kamëz! Makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

0

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë që po kalonin rrugën në një zonë të shënuar për kalimtarët.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë ku ndodhej edhe shenja e vendosur nga policia për kalimin e këmbësorëve.

Të lënduarit janë marrë me urgjencë nga ambulanca dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, burime zyrtare bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.