Procesi i numërimit të votave ka nisur në disa qarqe të vendit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, ka nisur numërimi në qarkun e Gjirokastrës.
Në Bashkinë e Këlcyrës, PS, aktualisht ka marrë 123 vota, ndërsa PD 48 vota. 5 vota ka marrë Koalicioni Euroatlanik dhe 4 vota Djathtas për Zhvillim.
Numërimi i votave ka filluar në qarkun e Kukësit, konkretisht në KZAZ nr.11. Në kutinë e parë, 76 vota ishin për PS, 48 për PD dhe 43 për PSD.
Ndërkaq, votat kanë nisur të numërohen në Mat, në KZAZ nr.16. Numëruesit filluan procesin e numërimit të votave edhe në Libohovë.
Kutia e parë e numëruar në bashkinë e Tepelenës, pa në avantazh PS me 100 vota, kundrejt PD me 24 vota.