TIRANA- Kryeministri britanik Keir Starmer ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp krah homologut shqiptar, Edi Rama. Starmer u ndal edhe te çështja e emigracionit, teksa tha se falë bashkëpunimit mes dy vendeve, ka pasur një ulje dramatike të shifrave për emigrantët e paligjshëm. Ai theksoi se kjo skemë është mirë që të shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit për të parandaluar aktivitete kriminale kufitare.
“Diskutuam efektivitetin e bashkëpunimeve që kemi në këto vite që kanë çuar në uljen dramatike të shifrave. Dhe folëm se si kjo punë mund të shtrihet në vende të tjera të rajonit dhe se si të punojmë bashkë për aktivitete të tjera kriminale kufitare. Ky model i veçantë ka qenë më efektivit dhe mendojmë njësoj. Nuk preferojmë t’i biem rreth e rrotull por të përveshim mëngët dhe ta zgjidhim atë”, tha ai.