Goditja e krimeve zgjedhore, Ervin Karamuço: Dje u rrethua hoteli në mes të Tiranës! Nën hetim persona nga radhët e PSD-së

0

Eksperti i kriminalistës, Ervin Karamuço ka ndarë detaje lidhur me administrimet penale të SPAK mbi goditjen e krimeve zgjedhore.

I ftuar në “Real Story”, Karamuço është shprehur se pjesa më e madhe e procedimeve lidhen me simpatizantë të Partisë Socialdemokrate e drejtuar ngas Tom Doshi, ndërsa po verifikohet nëse ka të përfshirë eksponentë politikë.

Ndër të tjera, Ervin Karamuço është shprehur se ditën e djeshme është rrethuar nga autoritetet dhe një hotel në kryeqytet si pjesë e një operacioni për goditjen e krimeve zgjedhore, por pa dhënë më shumë detaje ndërsa lajmëron se së shpejti do të merren masa konkrete.

Janë 17 procedime të tjera, vijojnë ende të referohen nga policia. Janë mbledhur materiale, kanë ardhur gjithçka. SPAK pa polici, nuk punonte dot. Unë e kam parë pak të zbehtë spektin që ka prekur, por ka qenë PSD. Nëse verifikohen që kanë pasur lidhje eksponentë të kësaj force politike, do ketë përfundime konkrete. Ka filluar me Shkodrën. Malësinë e Madhe, Kukës, deri në Korçë. Ditën e djeshme u rrethua një hotel në mes të Tiranës. Mbërrijmë edhe te kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës. Me vendim gjykate janë bërë të gjitha këto. Kjo është fazë e rëndësishme zgjedhore. Ka pasur raste flagrante, por ka qenë të pakta. Policia ka pasur analizë risku. Ka pasur përplasje, ishin të pritshme. Ka një presion për intimidimin e numëruesve”, theksoi ai.