Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Nga Vjosa Osmani tek Aleksandar Vuçiç ja kush janë disa nga liderët që kanë mbërritur në Tiranë (FOTO)

0

TIRANË- Disa nga liderët e BE dhe Ballaknit kanë mbërritur ditën e sotme në Tiranë në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërmë, 16 maj.

Sipas një fotoje të publikuar nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, në Tiranë kanë ardhur ditën e sotme, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të zi Jakov Milatović, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Kaja Kallas, Presidenti i KiE Antonio Costa, vetë Ursula von der Leyen, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polak Donald Tusk, Kryetarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željka Cvijanović dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Siç shihet edhe në fotot, ata janë takuar në Tiranë me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrtin Edi Rama.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, ka shkruar Ursula von der Leyen krahas fotos në “X”.

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë udhëheqës nga i gjithë kontinenti në Tiranë nën temën “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”. Ky takim organizohet bashkë nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkëdrejtojë samitin me kryeministrin Edi Rama. 47 krerë shtetesh ose qeverish së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare, do të mblidhen për herë të parë në një vend në Ballkanin Perëndimor.