Rrëzohet nga çatia e kishës, prifti në gjendje të rëndë në spital

0

Korçë, 19 maj 2025 – Prifti Kristaq Viso është rrëzuar aksidentalisht nga çatia e kishës ku shërben, teksa po kryente punime riparimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

Sipas burimeve nga spitali, prifti 63-vjeçar ka pësuar dëmtime serioze në kokë dhe trup dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin intensiv të mjekëve. Autoritetet dyshojnë se ai ka humbur ekuilibrin gjatë punimeve në çati, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.