Sherri mes kandidatëve socialistë në Whatsapp, Rama e Balla qetësojnë situatën

0

Të enjten, kur numërimi i votës së kandidatëve në Parkun Olimpik po progresonte, ethet e kandidatëve shpërthyen në grupin e Whatsapp të kandidatëve socialistë.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, është njohur me komunikimet në këtë grup, ku fillimisht drejtuesi i diasporës në PS Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me korrektësinë maksimale. Ai u ka kujtuar ndëshkimet ligjore për numëruesit nëse tjetërson vullnetin e votuesve.

Më pas ka komentuar me plot shqetësim një kandidat nga lista e hapur, i cili synonte një mandat të dytë dhe në fakt e fitoi “ndeshjen” në minutë të fundit.

Komenti më i ashpër ka ardhur nga një kandidate femër e njohur për sportivitetin në jetën e përditshme, por irritimi i saj dukej qartë.

“I kam gati emrat për kallëzim penal të atyre që kanë prekur votën time”- ka shkruar ajo.

Të dy këto mesazhe më pas janë fshirë nga moderatori i grupit, një prej bashkëdrejtuesve politik të Tiranës.

Më pas ka ndërhyrë Edi Rama përmes një mesazhi zanor, ku kërkon qetësi dhe maturi përballë fitores dhe ka kërkuar qetësi në procesin e numrit të votës së kandidatëve nga diaspora.