Nga Majko te Kodheli dhe Gjylameti, këta janë 11 deputetët e Partisë Socialiste që mbeten jashtë parlamentit

0

Nga ish-kryeministri Pandeli Majko deri te deputetja e “Kombinatit” Blerina Gjylameti, disa prej emrave më të rëndëishëm të Partisë Socialiste kanë mbetur jashtë parlamentit.

Në skenën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit kanë “shkëlqyer yje të rinj”, emra të pdëgjuar më parë por që kanë thyer rekorde me mbledhjen e votave, siç ishte rasti i Sara Milas, Zegjine Çaushit e të tjerë.

Kjo, së bashku me formulën mikse të listave gjysmë të mbyllura, ka bërë që shumë emra të rëndësishëm që garonin në listë të hapur të mbeten jashtë parlamentit për katër vitet e ardhshme.

Ja cilët janë ata:

Pandeli Majko

Mimi Kodheli

Klotilda Bushka

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Tonin Gogu

Arben Pëllumbi

Etjen Xhafaj

Etilda Gjonaj

Plarent Ndreca

Blerina Gjylameti