Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Gërdec të Vorës.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Nga përplasja e fortë automjeti është përmbysur në rrugë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.