TRONDITËSE/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

0

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e djeshme Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 23:15, dyshohet se pacienti është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës spitalore.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Dyshohet se pacienti është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Hetimet janë në vazhdim,” deklaroi Elshani për mediat.

Vdekja e pacientit është konstatuar menjëherë nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim që të sqarohen plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetime intensive për të zbuluar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo ndonjë rrethanë tjetër që mund të ketë çuar në këtë fund tragjik.