“Administrimi i këtij procesi nga KQZ është model. Duke thënë këtë, nuk dekurajoj askënd dhe respektoj të drejtën e gjithkujt për të kontestuar dhe për të prezantuar çfarë mbështet pretendimet e subjektit. Kemi të gjithë dokumentacionin që konfirmon atë që thamë, ky proces është zhvilluar model. Jap garanci që standardi e integriteti është i plotë. Jemi të gatshëm t’i japim përgjigje çdo lloj pyetjeje. Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar,” tha Celibashi.