Ndërron jetë italiani në Tiranë! Nuk u ndje mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare private

0

Një shtetas italian ka ndërruar jetë pasi kreu 4 ditë më parë ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve, në Tiranë.

63-vjeçari me iniciale D. S., raportohet se dy ditë pasi kreu ndërhyrjen në dhëmbë në klinikën dentare ka shkuar për mjekim në spital sepse s’është ndjerë mirë.

Shtetasi italian, me banim të përkohshëm në Shqipëri, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Blutë raportohet se i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.

“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”, njoftoi policia.