Rreth 70 fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror në qytetin e Gramshit.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur grupi i fëmijëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit.
Burime të Vox News pohojnë se një pjesë e fëmijëve kanë pasur edhe temperaturë, ndërsa analizat laboratorike që Vox News ka siguruar tregojnë se ata janë helmuar.
Analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelë.
Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi që fëmijët kanë konsumuar në kopshtin shtetëror, shërbim që ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Në lidhje me ngjarjen nuk ka ende një reagim nga autoritetet.
