Miniera sipas tij prej disa ditës nuk ishte në gjendje pune për nxjerrjen e mineralit.Gjatë ditëve të fundit në galeri është punuar për të krijuar kushte optimale për punë.Sot rreth mesditës gjithçka ka qenë gati për rifillimin e precesit normal të punës. Drejtuesi teknik i kompanisë Hysni Kllogjri kanë inspektuar kushtetve sigurisë në galerinë e minierës dhe para fillimit të punës kanë trajnuar minatorët si zakonisht për të filluar punën duke ju kujtuar zbatimin e të gjitha standarteve të sigurisë gjatë punës në galeri .Siguria e jetës së minatorëve është dhe do të jetë një nga parimet tona më të rëndësishme në këtë sipërmarrje.
Pergjegjes turni Gezim Kllogjri në mesditë më ka njoftuar për aksidentin tragjik ku një nga minatorët ka humbur jetën.Kjo ngjarje na ka shokuar dhe ndjehem mjaft i lënduar.Paraprakisht jam informuar se nga tavani i galerisë ka patur shembje dhe minatori 58 vjeçar është aksidentuar me vdekje pasi është goditur në kokë nga një gur.