Lajme nga kronika në qarkun e Elbasanit gjatë 24-orëve të fundit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët e qarkullimit Rrrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 20 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentet e automjetit, të cilin nga verifikimet rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 48 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi M. D., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. D. dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 22 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet të parkuar, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka thyer me gurë, xhamat e dyerve dhe dritareve të një shkolle.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. A., 26 vjeç dhe K. H., 22 vjeç, pasi kanë ndotur ajrin, duke djegur 3 goma automjeti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.