Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejy brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 33°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.