Plagoset punëtori në Ferrokrom

0

Në fshatin Bradashesh, gjatë punës në uzinën e ferrokromit, është dëmtuar shtetasi R. M., 51 vjeç. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht këtë incident.