Sezoni turistik në Gramsh: Shërbimi zjarrfikës kalon në gadishmëri

0
Screenshot

Gramshi është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.Falë resurseve që i ka falur natyra dhe promovimit të këtyre të fundit nga instancat Gramshi zona malore është shndërruar në një magnet për të apasionuarit e natyrës, pasi vetëm vitin e shkuar u vizitua nga 120 mijë turistë.Në gadishmëri të sezonit turistik,vecanërisht atij veror ka kaluar edhe shërbimi zjarrfikës, i cili gjatë këtyre tre muajve intensifikon prezencën në destinacionet turistike me mjette dhe pajisjet e nevojshme. Kreu i këtij shërbimi Ilir Llapushi e vë theksin te parandalimi i problematikave,vecanërisht në sektorin e zjarreve.

Jo rrallë herë turistët teksa kanë eksploruar bukuritë e Gramshit janë përballur me situata të vështira, duke u bllokuar në shpella, kanione apo zona të ndryshme malore.Në raste të tilla shërbimi zjarrfikës ka qënë i pari i cili u ka ofruar ndihmë./Infoweb Media