U konfliktuan fizikisht me një drejtues mjeti/ AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”, pezullohen nga detyra

0

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.

Të pezulluarit janë efektivë të Shqiponjave.

AMP ka pezulluar nga puna tre punonjësit e policisë pasi ata kanë ndaluar një automjet dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik me drejtuesin e mjetit.

Gjatë konfrontimit fizik drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.