Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në Orosh të Durrësit, ku një 35-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga çatia e një ndërtese.
Sipas burimeve nga vendngjarja, i riu është vënë re nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet emergjente.
Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, 35-vjeçari është neutralizuar dhe shpëtuar pa pësuar lëndime.
Deri më tani nuk dihen arsyet që e çuan të riun drejt këtij veprimi ekstrem.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.