Përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, për të 31-ën herë radhazi. Në seancën e sotme ishin të pranishëm vetëm 87 deputetë, numër që nuk mjafton për të vijuar me procedurat e nevojshme.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri me dije se 47 deputetë votuan në favor të formimit të Komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.
Ashtu si në seancat e mëparshme, mungesa e kuorumit dhe pajtueshmërisë politike çoi në ndërprerjen e seancës. Seanca e radhës është parashikuar të mbahet më 15 qershor.