“Të shmangim katastrofën rajonale!” Erdogan telefonatë me Trump: Turqia gati të ndërmjetësojë për Iranin

0

TURQIA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump duke shprehur gatishmërinë e Turqisë për të ndërmjetësuar në krizën mes Iranit dhe Perëndimit për programin bërthamor të Teheranit.

Sipas një deklarate zyrtare nga Presidenca e Turqisë, Erdogan i tha Trump se Ankara është e gatshme të luajë rol aktiv për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë përshkallëzuar situatën dhe kanë çuar në përplasje mes Izraelit dhe Iranit. Erdogan paralajmëron për “katastrofë që mund të djegë gjithë rajonin”

Gjithashtu Erdogan përshëndeti deklaratat e fundit të Trumpit për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Teheranit dhe Tel Avivit, duke e inkurajuar që të marrë veprime konkrete.

“Kërkohet veprim i menjëhershëm për të shmangur një katastrofë që mund të vërë flakën të gjithë rajonit,” u shpreh Erdogan sipas deklaratës zyrtare.