Një 39 vjeçar nga Bilishti ka kanosur me armë punojësit të cilët po kryenin asfaltimin në rrugën e fshatit turistik të Dardhës. Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të Guri Mazelliu, i cili dyshohej se strehoej në një stallë në kufi me Greqinë.
Të njëjtat burime shtojnë se policia e kufirit ka ushtruar kontrolle të imtësishme, duke identifikuar edhe vendqëndrimin e shtetasit në kërkim, i cili gjatë momenteve kur policia është afruar, për shkak të terrenit të vështirë, ka mundur të largohet me shpejtësi në territorin grek
Nga kontrolli i imtësishem janë gjetur armë, drogë, sasi lekesh dhe sende të tjera të paligjshme
Shtetasi Guri Mazelliu tanimë ndodhet në kërkim për disa vepra penale si “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “përshtatja e lokaleve për drogë”, “mbajtja e armës pa leje”, “kanosja”, “kalim I paligjshëm i kufirit” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të policisë”
Gjithashtu, burimet shtojnë se drejtoria vendore e policise se Korçës po heton për përfshirjen e të njëjtit person me grupe kriminale.