94 kuti po rinumërohen në Gramsh dhe Peqin, ndërsa Partia Demokratike vijon me akuzat e saj se ka pasur manipulim të procesit zgjedhor. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Blendi Himçi, ngriti përsëri pretendime për parregullsi në proces, mosrakordim te materialet zgjedhore dhe fletët e votimit, duke i qëndruar edhe kauzës së selisë blu për “tren bullgar”, edhe pse zyrtarisht KQZ dhe Policia ia kanë rrëzuar.
”Jemi në kuadër të 48 kutive, 24 janë hapur dhe janë në proces 24 të tjera. Ka pasur probleme në shumë kuti, qoftë tek materialet zgjedhore dhe tek kutia e fletëve të votimit. Ka mosrakordim të fletëve të votimit, ka mospërputhje të numrit të fletëvë të votimti të papërdorura, në repsekt me procesverbalin 08. Ka problematika sa i përkekt pjesëve lidhur me procesverbalin që ka mbajtur grupi i numërimit me fletët e votimit, se sa gjenden në kuti. Ka probleme me kodet e sigurisë së vulave që nuk rakordojnë. Në Gramsh është një kuti me 3 vula dhe jo me 4′‘, tha Himçi mes të tjerash në pretendimet e tij.