I shpallur në kërkim, tentoi të arratisej/ Arrestohet në Han të Hotit një 51-vjeçar

0

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në pikat e kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap në dalje të RSh-së, në PKK Hani i Hotit, shtetasi F. H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

51-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.