Belsh/Masat e marra për aktivitetin çiklistik “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”

0

 

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit.

✅ Në këtë kuadër, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, më datë 20.06.2025, në itineraret si më poshtë:

➡️ Kategoria Junior 97.6 km, Itinerari Belsh-Grekan-Dragot Dumre-Kodra e Lulit.

➡️ Kategoria U23/Elite, 146.4 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran- Dumre-Kodra e Lulit

➡️Kategoria Kadet, 73.2 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran-Dumre-Kodra e Lulit.

DVP Elbasan kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin!