DASH nis evakuimin e amerikanëve nga Izraeli

0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka filluar evakuimin e amerikanëve nga Izraeli, njoftoi të shtunën ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ndërsa konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë.

“Departamenti i Shtetit ka filluar fluturimet e asistuara të largimit nga Izraeli”, shkroi Huckabee në një postim në X , duke u kërkuar amerikanëve që duan të evakuohen të plotësojnë një formular.

Huckabee ndau gjithashtu këshilla sigurie, duke përfshirë këshilla për të mësuar vendndodhjen e strehimores më të afërt kundër bombave ose ndonjë strehimoreje tjetër të fortifikuar.

Departamenti i Shtetit është përgatitur për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli prej disa ditësh, teksa Izraeli dhe Irani vijojnë sulmet mes tyre dhe Presidenti Donald Trump po shqyrton përfshirjen e SHBA-së në konflikt.