A do ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për sot: Temperaturat do të pësojnë një…

0

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shkojnë deri në 11°C në zonat malore. Edhe mesdita sjell rritje të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 35°C në jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.