Elbasan, 23 qershor 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka zhvilluar një sërë veprimesh procedurale gjatë ditëve të fundit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.
Komisariati i Policisë Cërrik:
– U arrestua në flagrancë shtetasi N. T., 59 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtyu me duar fqinjën e tij R. S., 62 vjeçe, e cila u rrëzua dhe pësoi dëmtime të lehta.
– Filloi procedimi penal për shtetasin M. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin L. Xh., 40 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.
– Filloi procedimi penal për shtetasin I. K., 43 vjeç, i kapur në flagrancë duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Komisariati i Policisë Elbasan:
– Filloi procedimi penal për shtetasit K. P., 48 vjeç dhe D. P., 32 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin D. H., 26 vjeç.
– Filloi procedimi penal ndaj I. B., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Sektori i Qarkullimit Rrugor:
– U referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. M., 53 vjeç, i cili pasditen e djeshme, në aksin “Qafë Thanë–Librazhd”, është përfshirë në një aksident me një tjetër automjet me drejtues G. Sh., 43 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar vetë I. M. dhe dy pasagjerë në automjetin tjetër. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Peqin:
– U shpall në kërkim shtetasi G. M., 26 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e portofolit të shtetasit A. H. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Të tjera ngjarje:
– Në vijim të njoftimit të datës 15.04.2025, për largimin nga banesa të një 13-vjeçari banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, bëhet me dije se fëmija është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
– Më 22.06.2025, dyshohet se për shkak të një defekti në kondicioner, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. G., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja po trajtohet si aksidentale.
Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.