Elbasani i pastër nga murtaja ,por i rrezikuar nga afërsia me vatrat aktive

0

Sëmundja e murtajës ka zgjuar hartën e infektimit. Deri më tani numri i kafshëve të asgjësuar ka shkuar në 1200.Drejtoria Rajonale të Shërbimit Veterinar në Qarkun Elbasan prej kohesh ndodhet në gadishmëri, dhe sipas drejtuesit të këtij shërbimi situata është emergjente. Veterinerët prej disa ditësh gjenden në terren për kontrolle dhe këshilluar blektorët.

Drejtoria Rajonale e këtij qarku ka identifikuar tre vatra, dy në Skrapar dhe një në Devoll. Qarku i Elbasanit është ende i pastër por me një rrezikshmeri teje të lartë për shkak të afërsisë me fermat e prekura.

Nëse kjo sëmundje mer fund para shtatorit ky do të jetë një lajm i mirë për blegtorinë shqiptare, temperaturat e larta janë në favor të fermerëve pasi virusi i murtajës nuk reziston gjatë në diell. Sëmundja që i mër jetën bagëtive të imta është prezente në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korcë, Devoll, Skrapar, Lushnje, dhe Gjirokastër.