Një postim në Truth Social i presidentit amerikan Donald Trump kundër Dmitry Medvedev e ka bërë këtë të fundit të kafshojë gjuhën për disa deklarata bërthamore rreth Iranit.
Medvedev, zv.kryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, pati thënë se Irani ka aleatë që mund t’i japin armë bërthamore.
Trump e kapi këtë detaj dhe bëri një postim të gjatë në median e tij sociale, duke në fakt e zbërthyer deklaratën e Medvedev dhe duke e bërë atë “të flasë me vete”.
“Pasurimi i materialit bërthamor – dhe, tani mund ta themi hapur, prodhimi i ardhshëm i armëve bërthamore – do të vazhdojë”, tha Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, në një postim të së dielës X. “Një numër vendesh janë gati ta furnizojnë drejtpërdrejt Iranin me kokat e tyre bërthamore.”
Trump shkroi në Truth Social për të pyetur nëse Medvedev po “përdorte fjalën me ‘N’ (Nukleare!) rastësisht”.
“A e tha vërtet këtë apo është thjesht një pjellë e imagjinatës sime? Nëse e tha këtë, dhe, nëse konfirmohet, ju lutem më njoftoni, MENJËHERË. Fjala ‘N’ nuk duhet të trajtohet kaq rastësisht. Mendoj se kjo është arsyeja pse Putini është ‘shefi’”, tha Trump.
Trump vuri në dukje aftësinë e Amerikës për të lëshuar raketa bërthamore nga të njëjtat nëndetëse që qëlluan raketa jo-bërthamore në objektet bërthamore të Iranit në Natanz dhe Isfahan.
“Ato janë armët më të fuqishme dhe vdekjeprurëse të ndërtuara ndonjëherë, dhe sapo lëshuan 30 Tomahawk – të 30 goditën shenjën e tyre në mënyrë perfekte”, shkroi Trump mbi nëndetëset.
Ndërsa, pak orë më vonë, Medvedev duke se “u pendua” për deklaratat dhe “kafshoi gjuhën”, duke u shprehur se në fakt ai nuk e pati fjalën për Rusinë, por për aleatët e tjerë të Iranit, të cilët mund t’i japin armë bërthamore Republikës Islamike.