Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk tha se shërbimet e sigurisë ukrainase kishin parandaluar dy atentate ndaj presidentit, Volodymyr Zelenskyy. Mësohet se atentatet ishin një në Kiev vitin e kaluar dhe një tjetër në aeroportin e Rzeszow.
“Detyra ishte të eliminohej fizikisht Presidenti Zelensky në aeroportin e Rzeszow. U morën në konsideratë disa metoda. Njëra përfshinte një dron FPV, një tjetër një snajper“, tha ai.
Sipas Malyuk, sulmi do të kryhej nga një ushtar polak në pension. Ministri i Brendshëm polak Tomasz Siemoniak konfirmoi se përgatitjet për një atentat ndaj Zelensky-t u pengua në prill 2024, kur Agjencia e Sigurisë së Brendshme e Polonisë (ABW) ndaloi një shtetas polak i cili ishte përpjekur të krijonte kontakt me shërbimet e inteligjencës ruse.
“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me shërbimet ukrainase për të siguruar sigurinë e Presidentit Volodymyr Zelensky”, tha Siemoniak në platformën X. Ai shtoi se më 19 maj 2025, prokurorët ngritën akuza për këtë rast.
Jacek Dobrzynski, zëdhënësi i ministrisë së brendshme polake, kujtoi se oficerët e ABë-së arrestuan të dyshuarin, të identifikuar si Pawel K., më 17 prill 2024, në rajonin e Lublinit në Poloninë lindore. Burri kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me GRU-në e Rusisë dhe ishte ngarkuar me mbledhjen e informacionit në lidhje me Aeroportin Rzeszoë-Jasionka.
Më vonë të hënën, Presidenti polak Andrzej Duda pohoi se “nuk ka ndodhur asnjë përpjekje për vrasje”, duke shtuar se kjo tregon efektivitetin e mbrojtjes së ofruar zyrtarëve të huaj nga autoritetet polake.