Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës/ Zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte, ja DATAT

0

Për shkak të sulmit kibernetik që “paralizoi” aktivitetin në faqen zyrtarë të bashkisë së Tiranës, janë shtyrë afatet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit.

Lajmi është bërë i ditur me anë  të një njoftimi, ku thuhet se në datat 25, 26, 27 dhe 30 qytetarët që nuk mundën ta kryenin procedurën në periudhën 02- 20 qershor, do mund të paraqiten të Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve për të kryer aplikimet.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar qytetare,

Per shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025 Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e- femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion.

Për sa më lart, ju informojme se ne datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund te paraqiteni në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (Adresa: Rruga “Barrikadave”) për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe kalimet nga çerdhja në kopsht për të gjithë ju që nuk arritët të aplikonit në platformë në datat 02-20 Qershor 2025. Bashkëngjitur gjeni kriteret dhe dokumentacionin e duhur. Ju mirepresim!