Përplasen dy automjete në aksin rrugor Fier-Cakran, tre persona përfundojnë në spital

0

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Cakran. Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur më njëri-tjetrin.

Ndërkohë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po trajtohen nga mjekët. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.