Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Franceska Murati, ka reaguar pas lajmit se brenda shtëpisë së saj kishte rënë zjarr. Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Franceska qetësoi ndjekësit duke shkruar:
“Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë, mbështetja juaj më preku shumë”.
Më pas Murati theksoi se nuk kishte vend për panik, duke sqaruar se:
“Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm mos me hap panik kot me video të tilla. Pikë së pari nuk ishte kati im dhe gjithçka u vu nën kontroll brenda minutash, falë administratës fantastike që kujdeset për ne”.
Ndërkohë, videoja që shoqëron postimin e saj shfaq Franceskën pranë ndërtesës së saj luksoze, duke treguar edhe përmirësimet e fundit në ambientin ku ajo do të banojë.