Piktori elbasanas Gezim Llalla nderohet me çmim ndërkombëtar në Los Angeles

0
Screenshot

Një sukses i veçantë për artin shqiptar është shënuar së fundmi në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Piktori elbasanas Gezim Llalla është vlerësuar me çmim nderi nga Galeria prestigjioze “Teravarna” me qendër në Los Angeles, SHBA, për peizazhin e tij me tone të argjendta që paraqet zonën pranë hidrocentralit të Banjës, mes Cerrikut dhe Gramshit.
Kjo galeri, e njohur për promovimin e artistëve nga mbi 60 vende të botës, ka vlerësuar veprën e Llallës për ndjeshmërinë, mjeshtërinë dhe përfaqësimin unik të natyrës shqiptare në një stil bashkëkohor.
Për të përforcuar lidhjen me artin shqiptar, drejtuesi i ekspozitës nga Los Angeles vizitoi së fundmi studion e piktorit në Elbasan, ku u shpreh me superlativa për talentin e tij.

Ky vlerësim konsiderohet një ditë e madhe jo vetëm për piktorin Llalla, por edhe për artin shqiptar, i cili po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë dhe vlerësim në skenën ndërkombëtare.

Galeria “Teravarna” ka mission të fuqizojë artistët nga çdo cep i globit, pa paragjykim për origjinën apo stilin, duke i bërë pjesë të ekspozitave fizike dhe virtuale në një nga skenat më të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë.