Operacioni “Kontigjenti”/ Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje, arrestohen 2 persona në Tiranë, procedohet një tjetër (EMRAT)

0

Si rezultat i kontrolleve sistematike Policia e Tiranës dhe Seksioni për Gjurmimin e Aseteve Kriminale gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur 2 raste të mbajtjes në mënyrë të paligjshme.

Si pasojë e operacionit janë arrestuar dy persona të identifikuar si Petrit Kurti dhe Halit Ajazi dhe një tjetër është rpoceduar.
Blutë kanë sekuestruar 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale, goditën gjatë 24 orëve të fundit, 2 raste të mbajtjes në mënyrë të kundërligjshme, të armëve të zjarrit. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Kontigjenti”:

-u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin;

-u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.