Uji i puseve dhe rezervuareve rrezik për konsumatorët në Elbasan

0
Screenshot

Burimet ujore në zonat e thella malore në Elbasan të cilat nuk janë nën monitorimin e Ndërmarrjes së Ujësjellës -Kanalizimeve por që konsumohen nga banorët dhe turistët që frekuentojnë këto destinacione shihet me shqetësim nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor .

Por Prefekti i Qarkut Elbasan Ilir Bejtja teksa kujton se këto burime duhet të jenë nën fokusin e ISHSH me shqetësim sheh konsumimin e ujit të puseve nga banorët, të cilët në shumicën e rasteve nuk kryejnë kontrollet e duhura për cilësinë e ujit.

Përpos ujit të burimeve natyrore me rrezik në stinën e verës Z.Bejtja sheh ujin e rezervuareve pasi Qarku i Elbasanit ka rreth 40 të tillë . Për këtë thotë Bejtja është duke u kryer një studim i cili do të evidentojë cilësinë e këtyre ujrave dhe të ardhmen e tyre.

Gjithësesi zhvillimi i turizmit të natyrës ka ndërgjegjësuar banorët dhe ata që i janë dedikuar biznesit të monitorojnë vullnetarisht cilësinë e ujit, i cili nëse rezulton i kontaminuar mund të jetë fatal për shëndetin e konsumatorit.