Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistë del nga rruga

0

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në aksin Fier–Vlorë, pranë fshatit Novoselë.

Një automjet tip Volkswagen, që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti po drejtohej nga shtetasi P. K., ndërsa në të ndodheshin dy pasagjerë britanikë.

Të tre personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.