EMRI/ I akuzuar për trafik droge në Itali, pranga 40-vjeçarit

0

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.

Në pranga është vënë një 40-vjeçar, i akuzuar për trafik droge në Itali.

Ndaj shtetasit, Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali.