I riu në Lezhë nuk iu bind urdhrit për të ndaluar makinën, policia qëllon me armë drejt tij

0

Një përplasje mes policisë dhe një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, ku të riut i është kërkuar të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka vazhduar rrugën. Pas kësaj, raportohet se efektivët kanë qëlluar me armënë drejtim të mjetit të tij.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar, teksa riu është ndaluar më pas nga policia. Nuk dihen detajet e plota të ngjarjes, por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.