Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Pogradec–Tushemisht, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. D., është përplasur me automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi E. H.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetet respektive. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.