Është arrestuar shtetasi Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
44-vjeçari, i cili u arrestuar në pikën kufitare Hani i Hotit, është dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.
Kapja e tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Njoftimi:
Hani i Hotit, Shkodër
Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.
Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,
u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:
Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.