Kristel Qosja,vogëlushja elbasanase që po i mahnit të gjithë me talentin e saj në muzikë dhe pikturë

0

Në një botë ku fëmijëria shpesh lidhet me lojën dhe fantazinë pa strukturë, Kristel Qosja , 9 vjeçarja nga qyteti i Elbasanit po ndërton me ngulm themelet e një të ardhmeje të ndritur në art. E lindur me një ndjeshmëri të rrallë dhe një shpirt krijues që vlon, Kristel nuk ka mbushur ende 9 vjeç, por tashmë ka fituar zemrat e mësuesve, spektatorëve dhe të gjithëve që kanë pasur fatin të prekin nga afër magjinë e saj.

-Piktura , faqja e parë e rrëfimit të saj artistik.

Rruga e saj drejt artit nisi me pikturën, një formë komunikimi që për të është më shumë se vizatim,është shprehje, ndjenjë dhe reflektim i një bote të brendshme të pasur. Nuk është fjala për përpjekje naive për të kopjuar realitetin, por për krijim emocionesh përmes penelit, ku çdo ngjyrë, formë dhe përzierje është një mesazh i pastër që buron nga zemra. Profesorët e saj e përshkruajnë si një talent të rrallë që e ka të lindur aftësinë për të harmonizuar ngjyra dhe për të sjellë në telajo thellësinë shpirtërore të një artisti të vërtetë.

-Muzika ,tingujt e ëmbël që prekin zemrat e çdo moshe-

Pas pasionit për pikturë , Kristel iu drejtua edhe violinës ,një instrument që, për të është bërë si një zgjatim i shpirtit. Në duart e saj të vogla, violina nuk është më thjesht një mjet, por një shok që flet me gjuhën e ndjenjave. Tingujt që ajo krijon janë delikatë, të ngrohtë, shpeshherë prekës duke dhënë ndjesinë e një pjekurie muzikore që tejkalon moshën. Profesorët e violinës e cilësojnë si një talent të lindur me intuitë të natyrshme muzikore dhe një prirje të rrallë për të përvetësuar teknikën dhe interpretimin me lehtësi befasuese.Edhe pse emocionet e pushtojnë shpesh dhe duart mund t’i dridhen, Kristel nuk tërhiqet. Me ëmbëlsi dhe përkushtim ajo i tejkalon sfidat një nga një. Ka performuar me sukses në evente të rëndësishme si “Tinguj Magjikë” dhe “Dita Botërore e Muzikës” duke marrë jo vetëm duartrokitjet e publikut, por edhe admirimin e specialistëve të njohur të muzikës.

-Zëri i saj plot tinguj të bukur në skenën e këngëve shqip-

Kristel nuk mjaftohet me një formë shprehjeje. Ajo ka filluar të eksplorojë edhe këndimin, ku zëri i saj i pastër, i ndjeshëm dhe plot ndjenjë është një tjetër dëshmi e pasurisë së saj shpirtërore. Përmes këngës, ajo përçon mesazhe të thjeshta, por të fuqishme duke e kthyer performancën në një përvojë të sinqertë artistike.Pjesmarrja e saj në aktivitete të shumta dhe sukseset e arritura flasin mjaft qartë për talentin e vogëlushes elbasanase që me talentin e saj në pikturë dhe muzikë po i mahnit të gjithë.

-Dizajni ,fantazia që merr formë nga duart e 9 vjeçares-

Nëse piktura dhe muzika janë dy shtylla të forta të Kristelit, dizajni është dritarja ku imagjinata e saj shpërthen pa kufij. Me duar të zellshme dhe një mendje kreative, ajo krijon veshje për kukulla, shpesh duke përdorur materiale të ricikluara ose objekte të papritura. Jo vetëm që dëshmon sy estetik, por edhe një ndjenjë përgjegjësie ndaj mjedisit dhe një dashuri të natyrshme për të bukurën.
Ngjyrat e ndezura janë një zgjedhje e saj e qëllimshme ,për të, ato përfaqësojnë jetën, ngrohtësinë dhe dashurinë. Çdo krijim i saj është një histori më vete, një manifest i shpirtit të një vajze që sheh përtej të zakonshmes.

-Një personalitet që ndriçon…-

Përtej artit, Kristel është një vajzë sharmante, sociale, inteligjente dhe e komunikueshme. Flet rrjedhshëm anglisht dhe krijon lidhje të menjëhershme me bashkëmoshatarët dhe të rriturit. Mësuesit e përshkruajnë si një rreze dielli në çdo ambient ku ndodhet e dashur, e sjellshme dhe gjithmonë e etur për të mësuar më shumë.

-Familja ,forca që qëndron paskrijimtarisë-

Në themel të këtij suksesi të vogëlushes Kristel Qosja qëndron dashuria dhe mbështetja e palëkundur e familjes së saj. Prindërit e Kristelit janë përkrahës të paepur të ëndrrave të saj duke u siguruar që ajo të ketë çdo mundësi për të shprehur vetveten dhe për të zhvilluar talentin. Ata janë një shembull i qartë se si një fëmijë mund të zhvillojë talentin që ka dhe të lulëzojë ëndrrat e saj kur ka përkrahjen e duhur.
Kristel Qosja nuk është vetëm një vajzë me talent. Ajo është një premtim. Një frymëzim. Një zë i vogël që tashmë po dëgjohet dhe që me shumë gjasë do të bëjë jehonë në skenat më të mëdha të artit shqiptar dhe ndërkombëtar.

Suksese, Kristel është urimi i të gjithëve për këtë vajzë fenomenale! Të gjithë presim me padurim ditën kur do të ndjejmë krenarinë e madhe të të duartrokasim në skena botërore si një artiste që u lind dhe po rritet nga zemra e Shqipërisë për të prekur botën me artin e saj të jashtëzakonshëm.